2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Kurrikula e re do të sjellë një autonomi në shkollë

Nxenes14-03Projekti i binjakëzimit të BE-së për arsim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, organizoi konferencën ndërkombëtare “Arsimi i cilësisë së lartë në shekullin e 21-të”.

Qëllimi i këtij projekti, është përmirësimi i cilësisë në arsim përmes zbatimit të kurrikulës së re, ndërtimit të kapaciteteve të mësimdhënësve si dhe sigurinë e cilësisë.

Konferenca “Arsimi i cilësisë së lartë në shekullin e 21-të”, ka për qëllim që të ndajë praktikat lidhur me arsimin e bazuar në kompetenca, zbatimin e Kurrikulës së re dhe sigurimin e cilësisë së arsimit parauniversitar. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se është e rëndësishme që zbatimi i kurrikulës së re në sistemin parauniversitar në Kosovë, të sjellë një autonomi për shkollat.

“BE është duke mbështetur Ministrinë e Arsimit në zhvillimin dhe zbatimin e Kurrikulës së re. Kurrikula e re do të sjellë një autonomi në shkollë dhe do të promovojë qendrat e mësimnxënies dhe aftësitë analitike të nxënësve. Kjo do të bëjë matjen e mësimnxënjes nga nxënësit dhe është një mënyrë e mirë për të matur se sa efektiv është sistemi i edukimit në Kosovë.”

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se është duke u bërë procesi i vlerësimit të Kurrikulës, duke shprehur nevojën se duhet të shikohet edhe përmbajtja e programeve mësimore.

“Unë mendoj se duhet të bëjmë një baraspeshë të programeve mësimore në favor të shkathtësive praktike. Të mos krijojmë vetëm ligjërim teorik, por edhe shkathtësi praktike, sipas praktikave më të mira evropiane. Investimi në cilësi, investimi në arsimin parauniversitar tek nxënësit dhe mësimdhënësit është investim edhe në të ardhmen dhe mirëqenien tonë.”

Kjo konferencë është organizuar nga projekti i binjakëzimit për arsim, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Finlanda dhe Austria. Ministria e Arsimit ka marrë mbështetje për zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit 2011-2016, përmes prezantimit të kornizës së kurrikulës së re në 92 shkolla pilot. /rtk/

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit 029

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e organizimit të finales së Kupës mes FBK-së dhe Klubit Rahoveci 029. Rahoveci 029 është...

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit