Albin Kurti tha se nën qeverisjen e VV-së, do të ketë angazhim për rritjen e buxhetit, dhe se sipas tij, VV nuk do të shtroj asfalt vend e pa vend.
“Kosova nuk ka më vend për asfalt”, tha ai.
“Kur t’i kemi fabrikat e shtrojmë asfaltin”, tha Kurti.
Privatizimi është mungesë e ideve zhvillimore, tha Kurti, duke ripërsëritur kritikat për procesin e privatizimit.
“Kosovës i duhen udhëheqësit dhe jo menaxherët”, tha ai.
I pari i VV-së, tha se do të kërkojnë nga Bashkimi Evropian që në Kosovë të ketë më shumë ekspertë të bujqësisë dhe jo prokurorë.
Kurti: Serbia nuk po kushtëzohet me Kosovën për integrim, do të hyj para Kosovës në BE
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se alternativa qeverisëse e Vetëvendosjes është ajo që i duhet Kosovës. Sipas Kurtit vetëm me politika sociale, do të ulet shkalla e varfërisë në Kosovë.
Ai tha se megjithëse nuk ka datë për zgjedhjet nacionale, VV po prezanton programin, pasi sipas tij, në kohë fushatash, më shumë ka defilime fytyrash të kandidatëve për deputetë se prezantime konceptesh dhe programesh.
Kurti tha se VV, planifikon, heqjen e tatimit për gjërat elementare dhe që Kosova të bëhet vend ku fitohet nga puna që bëjmë.
Sipas tij, me politikat sociale në planet e VV-së Kosova nuk rrezikon të bëhet Francë, nga ku ikin shtresa e pasur për shkak të tatimeve të larta.
Kurti tha se në Kosovë, shumë biznesmen nuk janë bërë si rezultat i respektimit të ligjit por si rezultat I shkeljes së tij.
I pari I VV-së, thotë se primare është bashkimi i Mitrovicës, dhe pastaj bashkimi kombëtar dhe Evropa.
“Qëndrimet tona në laternativën qeverisëse nuk dallojnë nga koncepti ynë politik”, tha ai.
“Është zotim esencial që ne do të ngazhohemi për bashkimin me Shqipërine me anë të referendumit”, tha Kurti.
Derisa tha se do të heqin nenin nga Kushtetuta e kosovës që ndalon bashkimin e Kosovës me një shtet tjetër”, tha Kurti, duke folur në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Nuk mendojmë se duhet pritur që të na njohin të gjitha shtetet e OKB-së që të presim në proceset integruese.
“Është shumë vështirë të bëhemi pjesë e OKB-së brenda një dekade me gjendjen aktuale politike”, tha Kurti.
Kurti, edhe një herë ka kritikuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu, ai tha se Serbia mund të hyj para Kosovës në BE, pasi tha se Serbia nuk po kushtëzohet me ose Kosovën ose BE-në, kështu thotë ai, ajo mund t’i ketë të dyja.merren vesh!