4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Kurti dhe Mustafa i ndajnë postet ministrore

Për pak çaste pritet të fillojë takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.Burime të Gazeta Blic, brenda këtyre dy partive politike, bëjnë me dije se temë e vetme që do të diskutohet në këtë takim, është ndarja e ministrive.

“Do të ketë vetëm një temë të diskutimit, ndarja e ministrive. Pritet që përfundimisht të caktohet se cila ministri cilës parti i takon”, ka thënë ky burim për Gazeta Blic.

Tutje, ai tha se pritet që disa prej zyrtarëve të partive, për të cilët Albin Kurti dhe Isa Mustafa, e kanë të qartë se do t’i bëjnë ministrive, do të kumtohen mes vete, duke ia bërë të ditur njëri-tjetrit, për disa nga ministrat e ardhshëm të qeverisë Kurti.“Disa tashmë janë caktuar. Në këtë takim të dy kryetarët e partive do ia thonë njëri-tjetrit emrat e atyre personave që ata janë të sigurtë që do të jenë ministra të qeverisë së re”, ka përfunduar ky takim.Kurti dhe Mustafa, kanë pasur një sërë takimesh të mëhershme, me qëllim të arritjes së marrëveshjes për koalicion parazgjedhor.

Ditë më parë, kur KQZ bëri certifikimin e rezultateve zgjedhore, ata u takuan, ku Mustafa ia uroi fitoren Albin Kurtit.

Më Shumë

27 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë

27 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Lajmet e Fundit