10.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Kurti e kujton At’Shtjefën Gjeçovin në 90-vjetorin e vrasjes së tij

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka kujtuar At’Shtjefën Gjeçovin i cili sot 90 vjet më parë u vra.

Në postimin e faqes zyrtare të LVV-së njoftohet se lideri i kësaj partie, të shtunën ka qëndruar në Zym të Hasit, ku tha se At’Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës shqiptare dhe kishte grumbulluar thesarin e traditës sonë, ndërsa duke përkujtuar atë vendi ynë mund të ecë sigurt para.

Postimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje:

Sot janë mbushur 90 vjet prej vrasjes së At’ Shtjefën Gjeçovit. Të shtunën, kryetari Albin Kurti bashkë me përfaqësues, zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! qëndroi në Zym të Hasit me rastin e organizimit të manifestimit “Takimet e Gjeçovit”. Paraprakisht ata vizituan varrin e Shtjefën Gjeçovit në Shën Gjergj, restaurimi i të cilit u përurua. Në fjalën e tij, kryetari Kurti, përveç tjerash, tha: “At’ Shtjefën Gjeçovi ka bërë studime të kulturës sonë dhe ka grumbulluar thesarin e traditës sonë. Duke përkujtuar atë, ne mund të ecim më sigurt dhe më mirë përpara.”

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Lajmet e Fundit