12.9 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Kurti emëron tetë zëvendësministra të rinj

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar tetë zëvendësministra të rinj në Qeverinë e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrisë, Kurti ka emëruar:
 

Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal,

Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,

Erxhan Galush, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,

Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

Hamza Balje, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit,

Sreten Trajkoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë,

Jasmina Jovanoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve,

Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike.

Emërimi i zëvendësministrave të rinj vjen një ditë pasi partneri i Vetëvendosjes në Qeveri, LDK-ja njoftoi se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Më Shumë

Rikthehet “Komedia e Zezë” në Teatrin e Prizrenit

Sonte, me fillim nga ora 20:00, në skenën e Teatrit të Qytetit 'Bekim Fehmiu' në Prizren do të rikthehet shfaqja “Komedia e Zezë”, një...

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Lajmet e Fundit