15.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Kurti: Plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera, ka deklaruar se është e nevojshme një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

 

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me situatën në veri pas heqjes së barrikadave, Kurti deklaroi se kriza nuk mund të përfundojë derisa të dyja vendet kanë raporte jonormale.

Ai tha se strukturat ilegale të cilat funksionojnë që nga viti 1999 janë kthyer se fundmi në banda kriminale dhe agresiviteti i tyre vjen nga paniku i një Kosove ligjore.

Kurti ka thënë se projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, megjithatë thotë se ideja s’ka vdekur.

“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë është nostaligjk për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por përsëri, ideja s’ka vdekur”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Arrestohet një polic në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar mbrëmë një zyrtar policor në Prizren, nën dyshimin se...

Sot protestohet në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Sot, nga ora 17:00 sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të jehojë nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët...

Lajmet e Fundit