Kurti pranon kërkesën e ambasadorit Hovenier, shtyn vendimin për gjobitje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për shtyrjen e zbatimit të vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale për 48 orë.

 

Ambasadori amerikan e ka bërë një kërkesë të tillë në orët e vona për kreun e ekzekutivit, të cilën Kurti e ka pranuar. Një gjë të tillë, ai, e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter pas mesnatës.

“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për targat ilegale KM (dhe të tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën, nuk arritën ujdi rreth kësaj çështje as pas 8 orësh bisedime në Bruksel me ndërmjetësimin e Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit