18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kurti: Rektori Statovci, figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur

Sot bëhen 25 vite nga protesta më e madhe studentore e vitit 1997, e organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP). Protestat i kishte mbështetur edhe rektori i atëhershëm i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.

 

Kryeministri Albin Kurti, në këtë përvjetor së bashku me disa nga organziatorët  e protestë, Bujar Dugollin dhe Driton Lajqin, kanë bërë homazhe te varri i profesorit Ejup Statovci. Kurti ka  vlerësuar lartë figurën e profesor Statovcit, raporton RTKlive.

“Profesor në këtë tetor përvjetor do të bëhej 82 vjeq, por ai ndërroi jetë pa u bërë 60 vjeç. Ai ishte edhe trim edhe i urtë edhe institucionalisht edhe kryengritës, edhe akademik dhe intelektual. Ai ishte figurë dhe gjjithëmonë ishte bashkë me studentët. Sot kur e shënojmë përvjetorin, e kujtojmë me mallë dhe krenari, ishim me shumë fat që e patëm”, tha Kurti. Sipas tij Statovci ishte figurë e jashtëzakonshme në kohën e duhur

Kurse njëri ndër organizatorët Bujar Dugolli, tha se Statovci është sinonim i lirisë së Kosovës.

“Si çdo përvjetor edhe në këtë 25 vjetor kujtojmë prof Statovci, ai ishte më shumë se sa rektor i UP-së. Dhimbja është e madhe, jo vetëm për familjarët, ne e kujtojmë veprën e tij e cila ishte në shërbim të popullit”, tha ai.

Edhe bashkëshortja e Ejup Statovcit, Drita tha se e ka vështirë të flet. Ajo ka falënderuar për respektin që po i bëhet Statovcit. Sipas saj duke respektuar atë  respektohet vendi dhe tradita. RTKLiveNo description available.

Më Shumë

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit