22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Kurti viziton kompaninë LinkedIn në SHBA, i fton të investojnë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron në SHBA, ka vizituar kompaninë e njohur LinkedIn.

Gjatë takimit me bordin drejtues të kësaj platforme online, Kurti ka thënë se Kosova është vend i mirë për të investuar kompanitë amerikane.

Sipas Kurtit, këto investime do të hapnin vende të reja të punës për qytetaret.

“Potenciali në fushën e IT-së është në rritje, dhe Kosova ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë amerikane të teknologjisë. Kjo nga ana tjetër do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për qytetarët e Kosovës, siç e ndava gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, LinkedIn është një rrjet social për profesionistët. Nëse jeni një ekzekutiv marketingu në një kompani të madhe, një pronar biznesi i cili drejton një dyqan të vogël lokal ose edhe një student kolegji në vitin e parë që kërkon të eksplorojë mundësitë e ardhshme të karrierës.

LinkedIn është për të gjithë dhe për të gjithë të interesuarit për të marrë seriozisht jetën e tyre profesionale nga gjetjen e mundësive të reja për të rritur karrierën e tyre dhe për t’u lidhur me profesionistë të tjerë./Telegrafi/

Më Shumë

Pas 24 vitesh, Scorpions dhurojnë spektakël në sheshin “Skënderbej”

Pas 24 vitesh mungesë, legjendat e muzikës rock, “Scorpions”, rikthehen në Tiranë, duke dhuruar një nga netët më të paharrueshme muzikore që ka përjetuar...

Tragjike në Prizren: 71-vjeçari bie nga muret e Kalasë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit. Burime të Sinjalit bëjnë...

Lajmet e Fundit