Kush e mbyt shoqërinë tonë?

Shoqëria njerëzore çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit shpirtëror, gjithë kjo, si pasojë e edukimit jo të drejtë brenda vetë shtëpive, në të cilat, një dorë apo një zë i ngritur i burrit është mënyra më e mirë për heshtjen e gruas/vajzës; në të cilat, gjithashtu, edhe një ëndërr e thyer apo e pa përkrahur është një veprim i drejtë për funksionimin e ditës së nesërme… Dhe, shumë më shumë se kaq… E ç’ka më keq se një e nesërme që mbetet bosh, rrjedh dhimbje dhe mallkon jetët?

Nëse për çdo veprim njeriu duhet të jetë përgjegjës, kjo nuk do të thotë se atë e lë në vend, nuk i bën as edhe një pengesë, ngase të qenit i përgjegjshëm do të thotë të kihet një vetëdije të plotë mbi mbrojtjen dhe zhvillimin e shoqërisë demokratike, dhe, jo të ndikohet në zënien e frymës së saj. Të mendohet që të kihet guxim për një edukim të vazhdueshëm brendapërbrenda shoqërisë, sepse jetesa e saj në tokë lidhet me vazhdimësinë dhe jo me ndalimin e jetës që në fillime.

Shpesh dëgjohen lajme, të cilat, në qendër të vëmendjes kanë vajza (qofshin dhe ato të miturat) dhe gra që fyhen, (për)dhunohen, ose vriten për të mbetur rrugëve të botës. Me këtë rast gjykuesi jo vetëm që të njëjtat do t’i fajësojë për dukjen/veshjen, qëndrimin përballë tjetrit dhe provokimet e pabëra, por, do të bëjë të pamundurën që, edhe vajzave/grave të tjera t’ua japë si shembullin më të keq. Për gjithë këtë, nuk duhet që të tregohen shenja habie, sepse, asgjë nuk mund të ndodh nëse paraprakisht edukohen brezat për veprimin dhe të menduarit e drejtë. Kjo mund të bëhet nga të gjithë, duke nisur nga dhomat më të vogla e deri në sallat e diskutimeve të mëdha, teksa këto të fundit, atë që e shohin si “demokratike”, në fakt, në thelb ia njohin ende vetëm rrënjët e pakëputura të patriarkatit.

Një shoqëri, e cila, e hesht (për)dhunuesin dhe e fajëson të (për)dhunuarin nuk mund të japë pasqyrim të drejtë. Edukim dhe bindje për të do të thotë një jetë e brishtë që duhet, e jo një frymë që zihet çdo ditë.

Shkroi – Adelina Xhaferi

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit