16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kush propozoi para dy vitesh themelimin e dhomave për krime lufte? (Video)

Idenë që partitë opozitare po e përmendin se Kosova ka nevojë për një gjykatë vendore që do të hetojë të gjitha krimet e pretenduara se janë kryer gjatë luftës, e jo që Gjykata Speciale të bëjë këtë, e ka përmendur për herë të parë tash e sa vite ish deputeti i PDK në Kuvendin e Kosovës, Kurtan Kajtazi.

Kajtazi që aktualisht është kryetar i degës së PDK në Vushtrri, thotë për RTV Dukagjinin se ideja e tij që Kosova të ketë dhoma të specializuara për të gjitha krimet e pretenduara, nuk funksionoi për shkak të mos seriozitetit të qeverisë së kaluar, por edhe të gjitha qeverive të tjera.

Përveç kësaj ky ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, rrëfen se shumica e deputeteve të partive nga opozita në atë kohë, kishin përkrahur diskutimin e Kajtazit dhe ishin mbledhur mbi 60 nënshkrime për këtë çështje.

“Po, rezoluta ishte dhe Qeveria mendoi se ka pasur obligim t`i marrë në konsideratë të gjitha diskutimet e deputetëve, t`i analizoi ato dhe të filloi për krijimin e kësaj gjykate. Këtu nuk ia lë fajin vetëm qeverisë së kaluar por të gjitha qeverive, veçmas misioneve ndërkombëtare në Kosovë misionit të UNMIK-ut. Në atë kohë misioni i OKB-së ndaloi si ide themelimin e asaj gjykate për krime lufte në Kosovë, me pretendimet se do të ketë gjykime të njëanshme dhe kërkesa e vendoreve ka qenë që në atë gjykatë të ketë edhe prokuror ndërkombëtar”, thotë Kajtazi.

U themelua apo jo Gjykata Speciale, ky zyrtar i PDK-së thotë se Kosova dikur do të duhej që të krijoj dhoma të veçanta për të hetuar të gjitha krimet e luftës, në kuadër të gjykatave vendore, meqë sipas tij të gjitha paditët që janë deponuar në misionin e UNMIK dhe tash të EUELX me përfundimin e mandatit të këtij të fundit, do të mbeteshin pa marrë përgjigje për të gjitha masakrat e kryera në Kosovë në luftën e fundit.

Ideja për themelimin e këtyre dhomave, sipas tij, ka qenë e menduar qysh në vitin 1999. Sikur Kosova të kishte themeluar me kohë këto dhoma të veçante, ai është i bindur se nuk do të kishte nevojë për themelimin e gjykatës speciale. /RTV Dukagjini/

Më Shumë

Prishja e busollës  

Blerim Shala Asgjë më nuk është si ka qenë më para. Madje, as Evrovizioni. Festivali i këngës evropiane, i cili kësaj here u mbajt në Malme ...

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Lajmet e Fundit