3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Kushtetuesja: Kështu do të trajtohet kërkesa e opozitës për Specialen

Drejtori i zyrës për komunikim dhe informim në Gjykatën Kushtuese, Veton Dula, ka thënë që kjo gjykatë do të trajtoj kërkesën e partive opozitaren përputhje me legjislacioni në fuqi.

Sipas tij, kërkesa e partive opozitare për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e ndryshimeve ligjore që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale do të trajtohet në bazë të Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe Rregulloren e Punës të Gjykatës Kushtetuese.

Ai thotë se edhe vendimi në lidhje më këtë çështje do të merret në përputhje me këtë kornizë ligjore.

“Vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, si dhe Rregulloren e Punës të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Dula, për lajmi.net përmes një përgjigjeje me postë elektronike.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ende nuk ka të kompletuar panelin e gjyqtarëve, Dula ka thënë që megjithatë ky institucion ka kuorum të mjaftueshëm për të trajtuar këtë lëndë.

“Gjykata Kushtetuese ka kuorumin e duhur për vendimmarrje”, ka thënë ai.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka shtatë anëtarë në panelin e gjyqtarëve nga nëntë sa parashihet t’i ketë ky institucion.

Përfaqësuesit e partive politike opozitare në Kosovë kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën kontestohet ndryshimi në Kuvendin e Kosovës i amendamentit 24 të Kushtetutës së Kosovës i cili i hapi rrugë miratimit të ligjeve që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Më Shumë

Mbijetesa e Rahovecit 029, Latifi e quan kapitull krenarie për qytetin

Rahoveci 029 ka siguruar qëndrimin në elitën e Superliga e Kosovës në basketboll pas një fitoreje dramatike në vazhdime ndaj Golden Eagle Ylli me...

Që ti je një gomar, kjo është diçka që duket

(Poezia e plotë e Mimoza Ahmetit kushtuar Edi Ramës, viti 1993) Fytyrë e bukur dikur, tani stigmatike, në gjurmët e tua gjej vrasjen që të kanë...

Lajmet e Fundit