3.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Kuvendi i Komunës së Malishevës përmbyllë mandatin katërvjeçar të punës

Me mbajtjen e mbledhjes së tetë të rregullt, sot Kuvendi i Komunës së Malishevës përmbylli punën katëvejeçare të ligjislaturës së VI – gjashtë

Miratimi i rendi zë punës u bë , duke hequr pikën jashtë rendit të ditës dhe më pas miratuar unanimisht pikat për debat.

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -II- të jashtëzakonshme, -III- të jashtëzakonshme dhe mbledhjes së -II- urgjente.

Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Buxhetit të Komunës së Malishevës për vitin 2022-2024, sipas kërkesës nr.04/651 datë: 06.09.2021 të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa e cila pikë u shtyjë për ligjigjislaturën e re e cila do të dalë nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/624 datë:02.08.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës nr.28-MB datë: 25.06.2021 të parashtruar nga Drejtoria për Shërbime Publike, për caktimin e vlerës së qirasë për shfrytëzimin e banesave në objektin e banimit social në Malishevë.

Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje 2021-2025 Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.09/211 datë: 09.09.2021 për vendosjen e 4 (katër) familjeve të cilave ju është rrënuar objekti i banimit kolektiv, me rastin e lirimit të pronës për ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Malishevë si dhe u rekomandua Drejtoria e Shërbimeve Publike të bëjë zgjidhjen edhe për tri familje të cilat banojnë aktualisht në ndërtesën e banimit social, ku nuk është i destinuar për banim kati ku banojnë. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/448 datë: 02.09.2021 e parashtruar nga kryetari i fshatit Bubël, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Odës (shtëpisë së përbashkët) për nevojat e bashkëfshatarëve.

Dhe në fund, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Rrahim Morina dhe shefat e këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në kuvend, folën për punën katërvjeçare të kuvendit, bashkëpunimin, vështirësitë që e përcollën, rezultatet dhe mangësitë si dhe përplasjet, por përmbyllja e punës së kuvendit, dha mesazhin e urimeve për njërin apo grupet politike në kuvend me porosinë për të ardhmen të bëjmë më shumë për qytetarin që na mveshi me përgjegjësi vendimmarrëse.

Më Shumë

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Lajmet e Fundit