11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kuvendi Komunal i Rahovecit aprovon tri vendime

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt, në të cilën janë aprovuar disa vendime, ai për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik, vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Frascineto dhe vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Civita.

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe propozimi i kryetarit të komunës për ndryshimin dhe plotësimi i rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Kuvendarët kanë aprovuar Rregulloren Komunale për Transparencë Komunale Nr. 03/2019.

Gjithashtu në këtë mbledhje nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi është dhënë një informatë mbi implementimin e planit për investime në hapësirat e hapura publike në Komunën e Rahovecit.

Më Shumë

Nis shpërndarja e plehut artificial për mbi 1 mijë bujq në Rahovec

Kryetari i Komuna e Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e plehut artificial për bujqit përfitues në këtë komunë. Sipas tij, nga...

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Lajmet e Fundit