11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Europë krijoje Tribunalin për Serbinë , jo për UÇK-në legjëndare

opinion 23Shkruan: Erald Selca

Europa vazhdon me politikën e saj antishqiptare ndaj ne shqiptarëve para më shumë së një shekulli na copëtuan na ndan pikë e pesë Shqipërinë dhe trevat tjera etnike autoktone shqiptare ,na ndatë nga trungu amë bijtë nga nëna e tyre na syrgjynoset për llogari të serbomalazezëve ,grekëve dhe sllavomaqedonaseve .

Europë pse gjithë ky antishqiptarizëm gjërat duhet thenë troç sa për Europën prosllaviste e progreke Shqipëria dhe shqiptarët nuk do ekzistonin fare në këto treva po mos ishin luftërat tona për liri çlirim dhe bashkim kombëtar dhe aleatja jonë SHBA-ja .Me këtë rast dua të polemizoj pak me politikanin e nderuar shqiptar deputetin dhe shkrimtarin Kiço Blushi i cili falëndëron Europën për çlirimin e Kosovës çfarë nuk është e vërtetë fare sepse Kosova u çlirua nga UÇK-ja NATO dhe SHBA e jo nga Europa tinëzare dhe antishqiptare .

Historikisht burokratët dhe oligarkët Europianë kanë pasur qasje antishqiptare madje edhe në fillimet e luftës çlirimtare të UÇK-së ata patën rezerva dhe na sabotuan ne dhe na trajtuan si ne si agresorin serbomadh duke na vendosur embargo dhe bllokuar rrugët e furnizimit më armë neve që përballeshim me skuadriljet e vdekjes të forcave militare dhe paramilitare Jugosllave .

Europa është ajo që toleroi terrorin dhe aparteidin jugosllav mbi shqiptarët nga viti 1945-1990 burgosjet masovike dhe vrasjet e spastrimin etnik ,pikërisht Europa toleroi Millosheviqin dhe Serbinë Fashiste të shkaktoi 4 luftëra dhe masakra të papara nga pas LDB si ajo e Vukovarit ,Srebenices ,Sarajevës ,Prekazit ,Reçakut ,Izbicës Lubeniqit etj.

Europë pse nuk krijove një Nurenberg dy për Serbinë enkas dhe gjenocidin e saj që ka kryer mbi ne shqiptarët muslimanët boshnjak dhe kroatët pse Europë amnestove adresën e gjenocidit Beogradin, vrasësit e fëmijëve në bark të nënave vrasësit e 350 mijë civilëve dhe dhunuesit e 100 mijë femrave kroate ,muslimane dhe shqiptare …..Europë ëh kurva motit a e din se Serbia ka shkaktuar treliona dëme ekonomike rajonit dhe kurrë nuk ka kërkuar falje ndaj neve viktimave ky xhelat i karpateve ogurëzeza .

Gjatë gjithë shekullit që lamë Europa po toleron Serbinë krimet e saja monstruoze dhe luftrat në Ballkan kurrë nuk do ndaleshin pa SHBA -në dhe NATON dhe për ju Europianët e ftohtë anemikë gjakëderdhja do vazhdonte.

Tash pse Tribunal special për dalëzotësen e atdheut shpëtimtaren tonë UÇK-në dhe drejtuesit e luftës sonë dhe ne ushtarët ?ku është parë në botë viktimat dhe çlirimtarët të denohen e kriminelët të shpërblehen .
Haga nuk dënoi kurrë Gjenocidin serbomadh si duhet por terrorizoi çlirimtarët tanë Fatmirin ,Ramushin ,Lahiun ,Idrizin Haradin Balen .UNMIK -EULEX -Hafije e spiuna mjaft më me gjueti të shtrigave ndaj UÇK-së e cila zhvilloi luftë të drejtë dhe sipas zakoneve të luftës ,UÇK-ja ishte aleati trupa tokësore e Natos këtë e kanë thenë edhe Wesley Clark e Toni Blair figura më peshë .

E turpshme çfarë po ndodh nga pas lufta burgjet tona me çlirimtarë e kriminelët të lirë nëpër Kosovë dhe Serbi e botë .

Hashim Thaçi udhëhoqi me pastërti luftën tonë çlirimtare me shumë dinjitet pjekuri dhe bashkëpunim me amerikanët dhe poashtu çdo epror dhe ish ushtar i UÇK-së është i pastër si loti ne nuk kemi kryer krime ne nuk kemi vrarë civilë si serbët ne kemi luftuar në trojet tona kundër ardhacakëve serb .

Ne kemi vrarë vetëm forca militare dhe paramilitare dhe personalisht kam vrarë, në beteja okupator serb rusë grekë e rumunë por kurrë rob lufte civil dhe ne nuk kemi pasur kurrë Shtëpi të verdha .
Prapa këtyre akuzave dhe vetë Tribunalit qëndron LDK-ja këta sabotator lufte dhe dezertor të saj fërkojnë duart edhe kur dëmtohet imazhi vendit ,hiq pa faj nuk janë ASHAK-u i heshtur dhe vetë Qeveria dhe H.Thaçi me heshtjën e tyre .

Ne duhet jemi kryelartë për luftën tonë për atë krenari dhe sakrificë dhe për gjakun e derdhur nga dëshmorët e kombit …ne do duhej ishim agresiv që nga paslufta me akuza ndaj Serbisë e jo të mirremi me vetëvetën dhe pajtohem plotësisht me mikun tim të nderuarin publicistin Naser Aliu kur thotë se heshtja jonë e sinqeriteti na ka bërë dëme karshi qarqeve antishqiptare Europiane .

Ta kundërshtojmë këtë Tribunal antishqiptar dhe antinjerëzor duhet të gjithë politika elita media publicistët dhe populli me protesta masovike ta mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar dhe imazhin ndërkombëtar .

Përkrahi pa rezervë figurat e nderuara të OVL UÇK-së ,Muharrem Xhemajlin dhe Faton Klinakun këta dy zëra nderuar të luftës dhe paqes deklaratat e tyre patriotike kundër këtij Tribunali denigrues për ne .
Nga pas lufta kam me qindra shkrime avokatie në mbrojtje të vlerave të luftës por nuk mjafton ky popull duhet vetëdijesohet kombëtarisht pa inate partiake të zgjohemi dhe mbrojmë të lavdishmen luftë çlirimtare dhe bartësit e saj .

Më Shumë

Lajmet e Fundit