8.2 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Ky është kabineti i kryeministrit Isa Mustafa

Isa Mustafa14-27Mustafa në një konferencë për media ka treguar të gjithë emrat.

Isa Mustafa ka thënë Vlora Dumoshi, do të jetë shefe e stafit. Besnik Berisha është këshilltar për çështje të drejtësisë, Burbuqe Thaçi shefe e protokollit, shef i zyrës për informim të kryeministrisë do të jetë Drilon Zogaj, ndërsa Valon Murtezaj është emëruar këshilltar për politikë të jashtme.

Qeveria Mustafa për dallim nga ajo e Thaçit do të ketë një zëdhënës, i cili do të emërohet së shpejti.

Mustafa ka thënë se edhe zëvendësministrat do ti emërojmë gjatë ditëve në vazhdim dhe se do të bëjë edhe nivelizimin e pagave në sektorin publik.

“Zvarritja ka të bëjë më gjetjen e emrave sa më efiqentë për punët që do të angazhohen”, ka treguar kryeministri.

“Do të bëhet nivelizimi i pagave në sektorin publik në bazë të punës që bëjnë njerëzit, përfshirë edhe ato në ndërmarrjet publike”, ka shtuar Mustafa.

Më Shumë

Fatjona Kasapi e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë xhudistja Fatjona Kasapi mposhti me Ippon, Maria Eleni Gogua nga Greqia. Në të dytën mposhti me 2 Yuko, Sugdiyona Rafkatova nga...

Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë në një konferencë për media bashkë me Policinë e Kosovës, lidhur me aksionin e...

Lajmet e Fundit