2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Lahaj i thotë ministres Dumoshi se artistët kanë nevojë për hapësira ku të performojnë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim tenorin me renome ndërkombëtare Ramë Lahaj, i cili vizitoi ministren për t’i uruar marrjen e detyrës dhe Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Siç njofton kumtesa zyrtare e MKRS-së, Dumoshi falënderoi tenorin Lahaj për kontributin dhe angazhimin e tij në fushën e kulturës në përgjithësi, e sidomos për promovimin e kulturës shqiptare nëpër botë si dhe forcimin e imazhit të Kosovës nëpër ngjarje kulturore kudo që merr pjesë.

Ndërkaq, nga ana e tij, Lahaj, tha se “është e nevojshme krijimi i hapësirave për artistët që të kenë ku të performojnë dhe mbështetja e kulturës do të jetë inkurajim që artistët e rinj të krijojnë edhe më shumë”.

“Po ashtu, ministrja Dumoshi, e informoi për planet dhe programin që pritet të realizohet në fushën e kulturës, duke përmendur edhe projektet infrastrukturore fizike të kulturës ku veçoi objektin e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova” i cili është në fazën e vlerësimit të hartimit të tij dhe komisioni vlerësues do të themelohet shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Më Shumë

Përurohet shkolla e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sot u bë hapja zyrtare e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Kokollari – Budakova” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, një investim...

Gjimnazistët e “Hamdi Berisha” në garë me katër projekte në nivel vendi

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë do të përfaqësohen me katër projekte në një garë ku marrin pjesë 40 shkolla nga e gjithë...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit