0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Lajmëtari që shpërndau lajmin: Prizreni në mesin e më të bukurve e botës

Blerim RrecajBlerim Rrecaj

Fundviti 2013 u karakterizua nga një lajm që na bëri të ndjehemi mirë. Jashtëzakonisht mirë. Pasi erdhi si dhuratë e çmuar e me vlerë. Nga një “babadimër” i paemër. Dhe ky “lajm-dhuratë” së shpejti e “mori dhenë”. Së pari atë e pamë nëpër mjetet më të shpejta të transmetimeve , në rrjete sociale, pra në facebook e nëpër portale, e pothuajse s’mbet asnjë i tillë që nuk e publikoi, këtu e këndej, andej e përtej, me një fjalë “gjith-kënd-e-andej”.

Mjafton të klikoni, për të parë e ndjerë jehonën që pati e ende vazhdon ta ketë. Dhe ja titulli për njërën nga “kurorat”e bukurisë tokësore: “Prizreni, qyteti i nëntë më i bukuri në botë”. Plus kësaj ai u plasua nëpër ekrane televizive, faqe gazetash, revistash. Një lajm i thjeshtë, i bukur, i këndshëm, këndellës, kreativ, atraktiv, emocionues, i mirë, që nxiti ëndrra, shpresa, reagime të ndryshme… Se kush ishte shpërndarësi do e mësoj derisa një mbrëmje(disa orë pasi e pashë pas publikimit…)ia kishim marrë një të ecure spontane trotuarit përgjatë rrugës kryesore të qytezës sonë “Nëna Terezë” të Fushë Kosovës, lajmëtari “i njohuri i panjohur “deri në ato çaste edhe për mua, fliste për ‘historikun’ e postimin e lajmit, e tash e ndjeja veten mirë se ecja me protoganistin e heshtur. Ia ktheva se e kam parë e më ka lënë shumë mbresa.

Dhe rrjedha e bisedës tashmë sikur ujët e Lumbardhit ecën derisa shëtisnim, duke na sjellur imazhet e qytetit bukurosh, ndonjë kujtim gjatë qëndrimit në të. Them se bukur po përfundoi ky vit me një kryelajm të mirë. Ai ma kthen se ishte i paksa i shkurtër. Po i them por më pëlqeu duke m’u kujtuar shprehja që përdoret në gazetari :“Po të shkruaj gjatë sepse nuk kam kohë”. Plus duke “gërmuar”më tej në linkun që jepet në fund të lajmit duket fotoja me emrin e autorit Azem Ramadani në një cep të saj ishte shumë e bukur. Edhe për të pyesim a thua kush është ky?! E sa e sa fotografia tashmë do të bëhet te vendi kur ai më i pari bani foton që zgjodhi MSN-ja, te njëra nga urat që lidhin brigjet e lumit, pyesim derisa vazhdojmë bisedën.

Bukur qenka kur të vlerësojnë të tjerët. Kur t’i çmojnë vlerat. Kur garon me ta në të mira. E kur të thonë je i nënti ndër 23 më të bukurit e botës, hedh vallen me ta me krenari e dinjitet. Dhe kur fati e do që të jesh i pari që sheh dhe e merr këtë lajm dhe ia transmeton publikut të kombit tënd dhe i cili gjerësisht informohet nëpër të gjitha viset edhe të “shpërndarëve”, pra bashkatdhetarëve, nëpër të gjitha kontinentet e globit. Ja njëra nga përparësitë e të arriturave teknologjike. Më duket se folëm mjaft, e duke mos dashur ta teprojmë për këtë ngjarje që na bën të ndihemi krenar e pjesë e thesareve të botës.

Tashmë le të na thotë diç, “kasneci” që u tha medieve “t’u bien tupanave pareshtur”, lajmëtari që ka emër e mbiemër e ky shënimth për të “lind” pas bisedave që vazhdojnë të bëhen dhe privilegji që pati Florin N., ta jap lajmin -“souvenir” që do mbahet mend gjatë. “Hy dhe shikoj foto nëpër internet. Kështu edhe atë ditë duke “bredhur” ma tërhoqi vëmendjen fotoja e qytetit të Prizrenit, më pas pas lajmin, e formulova dhe ndihem mire që mediet e mirëpritën dhe e publikuan atë” thotë me modesti Florini. Për të kaq mjafton, por vizita që do t’i bëjë Prizrenit tash e tutje sikur ka marrë tjetër vlerë për të. Qoftë për të riparë bukuritë e Prizrenit, a qoftë për ta pirë një bozë në të…

Më Shumë

Takim me Ali Ahmetin pastaj me qytetarë në Prizren, Nait Hasani me mesazhe të fuqishme

Nait Hasani është edhe një herë pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që për kandidat për kryeministër ka Bedri Hamzën. Ai përmes...

Ylli mund Bashkimin e Prizrenit

Në një super ndeshje dhe me rikthime, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 69:72 (20:16, 15:16, 20:20, 14:20). Takimi...

Lajmet e Fundit