16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

“Lamtumirë”, çifti i jep fund jetës, miqtë i njoftojnë përmes Facebook

“Mirupafshim”, ishte mesazhi që nuk lë vend për interpretim, i publikuar së fudmi në profilin në Facebook të Simona Lidullit, gruaja e gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë, e goditur me armë zjarri.

Në profilin e shoqëruesit të saj, Valerio Savino, një tjetër postim që lajmëron fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!

Politikani serb kujton momentin kur Vuçiqi urdhëroi thyerjen e kutive të v…
Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, të cilët po hetojnë dy vdekjet, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vullnet të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithave.

Dhe hetimet, të koordinuara nga prokurori i Romës Michele Prestipino, pas një pasigurie fillestare kaluan drejt vetëvrasjes së përbashkët, një zgjedhje tragjike ndoshta për shkak të sëmundjes së njërit prej të dyve.

Një vdekje e dyfishtë e shpallur drejtpërdrejt në rrjetet sociale, para një audiencë të pafuqishme përdoruesish, miqsh dhe të afërmsh.

Shumë prej miqve që lexuan mesazhin ngritën alarmin. “Ju lutem, ata që jetojnë në Romë të shkojnë menjëherë në shtëpinë e Simonës, në via Adolfo Consolini 51”, shkruan një i afërm nën postimin e fundit të gruas.

E megjithatë komentet pasojnë njëri-tjetrin, përpjekje të dëshpëruara për të ndalur aktin e paralajmëruar: “Simona, të lutem mos na e shkakto këtë dhimbje. Gjithçka do të zgjidhet”.

“Unë jam kujdestari i tyre i maceve. Po mundohem t’i telefonoj në cel, por ata janë jashtë. Jam në ankth”. Por pak më vonë shpresat shuhen dhe një përdorues raporton lajmin e vdekjes së bashkëshortëve: “Na kanë lënë Valerio dhe Simona”.

Kështu komentet e emocionuara kthehen në “Rip” nostalgjik”. Një përdorues shkruan : ” e tmerrshme te dëshmosh live, e pafuqishme ndaj këtij turpi”. Dhe ngushëllimet shumohen.

E njëjta dinamikë në profilin e burrit në Facebook. Nën postimin e fundit, mund të lexoni së pari komentet e zhvendosur: “Valerio, mos na bëj merak”. Dhe përsëri: “Përgjigjuni”, “më telefononi”, “mos bëni shaka”.

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit