6 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Lamtumirë George! Mijëra amerikanë i japin lamtumirën njeriut që u vra mizorisht nga policia

Pas një ceremonie solemne në një kishë të Karolinës së Veriut, mijëra njerëz u mblodhën që të përcillnin trupin e pajetë të George Floyd, të vendosur në një arkivol të artë.

Burrin me ngjyrë që u mbyt në mënyrë mizore nga një polic në Minnesota të Shteteve të Bashkuara, që ia kishte vënë gjurin në qafë derisa po e arrestonte, e nisën për ta varrosur në Houston të Teksasit, afër nënës së tij Larcenia Floyd.

“Ai e kërkoi nënën e tij, teksa polici Derek Chauvin i kishte vendosur këmbën në fyt për nëntë minuta, duke i bllokuar frymëmarrjen”, është thënë në ceremoninë e përkujtimit.

Familjarët dhe miqtë që e përkujtuan atë, kërkuan që të “mos ketë më fjalime”, por të bëhen reforma në mbrojtje nga dhuna policore.

Afro 40 mijë njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit në vendlindjen e tij në Karolinën e Veriut dhe nën masa të mëdha sigurie në Teksas, do të bëhet edhe varrimi i tij.

Më Shumë

Zhduket një burrë në Suharekë

Një person në Suharekë është raportuar i zhdukur që nga 15 dhjetori. Bazuar në informacionet e Policisë, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është...

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u...

Lajmet e Fundit