16.3 C
Prizren
E enjte, 23 Tetor, 2025

Largimet nga AAK-ja, partia në krizë

AAK-logoRamush Haradinaj dhe udhëheqja e AAK-së duhet të japë sqarime se çfarë po ndodh me partinë pas largimit të dy deputetëve të saj brenda një jave, gjë që dëshmon për një krizë brenda këtij subjekti.

Kështu vlerëson publicisti Artan Muhaxheri, i cili tha për Indeksonline se elektorati i kësaj partie parlamentare e meriton t’i dijë shkaqet reale të këtyre largimeve.

“Pas largimit të Blerim Shalës dhe Melihate Tërmkollit, AAK-ja ballafaqohet me rrezikun e identifikimit si subjekt në të cilin ekziston trendi i largimit të anëtarëve të rëndësishëm. Për këtë shkak, AAK e ka të obligueshme që menjëherë të realizojë aderime të personaliteteve me peshë politike, sepse vetëm kështu sadopak do të mund t’i balancojë ndryshimet e kohëve të fundit”, thotë Muhaxhiri për Indeksonline.

“Ramush Haradinaj duhet të reagojë me urgjencë, pasi përveç zvogëlimit të ndikimit të Kuvendin e Kosovës, një gjendje e këtillë mund të ndikojë edhe në peshën e tij si lider politik, por gjithashtu në marrëveshjet për koalicionet potenciale në zgjedhjet e ardhshme. Edhe partitë shumë më të mëdha se AAK-ja do t’i ndjenin pasojat e largimit të dy deputetëve”, vlerësoi Muhaxhiri.

Sipas tij, “para disa javëve, Haradinaj e prezantoi idenë e tij për reforma të thella brenda AAK-së, për ç’gjë mori vlerësim tejet pozitiv në media. Por, me largimin e Shalës dhe Tërmkollit, pozicioni i AAK-së në spektrin politik ka ndryshuar, gjë që imponon përshpejtim të veprimeve dhe freskim me aderime”.

Më Shumë

Zgjedhjet lokale në Prizren/ Renditja e kandidatëve të LDK-së për Kuvend

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë publikuar rezultatet për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin...

Përkujtohet poeti Abdullah Thaçi

Është përkujtuar poeti, Abdullah Thaçi, në dhjetëvjetorin e vdekjes së tij. Shkrimtari dr. Xhevat Sylaj, e  vlerësoi trashëgiminë letrare të Thaçit: “Pas ndarjes nga jeta para...

Lajmet e Fundit