4.9 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Latifi kërkon votën në Malësi të Vogël

SmajlLatifi10-5Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, ka shpalosur programin e tij zhvillimor në Malësi të Vogël. Ai tha se investimet në këtë fshat për më pak se tri vite të qeverisjes së tij arrijnë në mbi një milion euro, prandaj për periudhën katërvjeçare këto investime do të mbeten nën hije.

“Shpresojmë se mbështetja juaj e deritashme nuk do të mungojë dhe e ardhmja do të flasë në favor të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të gjendjes sociale. Duke marrë parasysh faktin se këtu njerëzit janë të vyeshëm dhe shumë punëtorë, ne nuk e kemi të vështirë të kërkojmë mbështetje më 3 nëntor, ngase idetë tona korrespondojnë për mrekulli me tuajat”, tha Latifi.

Kurse, shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Musa Cena, tha se fushata zgjedhore po vijon normalisht dhe se përgatitjet tona përkojnë me thirrjen për fushatë të qetë dhe dinjitoze. “Deri më tani kemi përjetuar pranim shumë të mirë nga ana e qytetarëve kudo që kemi shkuar, prandaj jemi të entuziazmuar me praninë tuaj kaq të madhe në Malësi të Vogël”, tha Cena.

Ndërkaq, bartës i listës zgjedhore, Fatmir Iska, tha se krahas votës për kryetarin Latifi është shumë e rëndësishme të votohet edhe lista e AAK-së, pasi që rasti i mosbotimit të Kornizës Buxhetore 2014-2017 nga ana e dy partive që e kanë dominuar Kuvendin e Rahovecit, flet shumë. “Ky mosbotim mund t’ju kushtojë qytetarëve të Rahovecit me humbjen e 638 mijë euro. Nëse e kemi shumicën në Kuvend, atëherë plani zhvillimor i kryetari Latifi do të gjejë zbatim pa ndonjë pengesë”, tha Iska.

Fushata e AAK-së ka vazhduar edhe në fshatin Gegjë, ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm banorësh të këtij fshati./PrizrenPress.com/

Më Shumë

18 vjet shtet

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran...

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve,...

Lajmet e Fundit