15.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Lazarati “zgjohet” me armë, qëllohet mbi policinë

lazaratLazarati është gdhirë dje nën zhurmën e makinave të policisë dhe është ngrysur nën zhurmën e tritolit.

Dje në mbrëmje një sasi eksplozivi është vendosur në një shtyllë elektrike.

Mësohet se sasia e vendosur ka qenë 100 gramë e llojit tritol.

Eksplozivi është vendosur në vendin e quajtur “Pularia” rreth orës 23:15.

Policia është vënë në kërkim të autorëve por deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

Lazarati “zgjohet” me armë, qëllohet mbi policinë

Lazarati rikthen tensionin në prag të “mbjelljes” së hashashit. Katër persona qëlluan me armë mbi një patrullë policie e cila po kryente kontrolle në brendësi të fshatit.

Ngjarja u regjistrua afër mesnatës së të martës, ku disa efektivë të policisë së Gjirokastrës u sulmuan me armë. Fatmirësisht, asnjë prej efektivëve që gjendeshin në postbllok nuk u dëmtua, ndërsa katër personat të ndodhur nën trysninë e ndjekjes, braktisën automjetin dhe armët duke u larguar për në periferi të Lazaratit.

Kjo ngjarje e rëndë nxiti reagimin e Policisë së Shtetit, e cila ditën e djeshme dërgoi në zonën e trazuar disa efektivë të RENEA-s dhe të FNSH-së të ardhur enkas nga Tirana.

Në krye të operacionit ishte kryepolici Artan Didi, i cili më shumë se për ngjarjen konkrete, u duk kësaj ane për të treguar se gjithçka po merret seriozisht.

“Ne i dhamë rëndësinë e duhur për të treguar që policia vazhdon të njëjtin ritëm ndaj çdo tentative për të rikthyer fenomenet e vjetra kriminale dhe me të njëjtin presion e metodë do të veprohet në të gjithë territorin. Ne nuk do tolerojmë asnjë ngjarje në zonën e Lazaratit dhe kudo. Ajo që konstatoj është që dhe vetë banorët e Lazaratit e kuptojnë, kanë qenë shumë mirëkuptues dhe të distancuar nga këto veprime”.

Kështu u shpreh kreu i Policisë së Shtetit në një prononcim të shkurtër për mediat.

Në të vërtetë, Lazarati ende zien dhe çështja e drogës është mbyllur përgjysmë. Grupe të organizuara kanë nisur të nxjerrin nga Lazarati lëndën narkotike që mundi t’i shpëtonte operacionit policor të qershorit të vitit të kaluar.

Edhe ngjarja e së martës dyshohet se lidhet pikërisht me këto grupe. Autorët që qëlluan mbi autopatrullën e policisë po qarkullonin në një automjet “Mitsubishi” me targa të falsifikuara dhe në momentin që kanë vënë re postbllokun e policisë dhe panë sinjalin e ndalimit, ata shtuan shpejtësinë dhe qëlluan në drejtim të forcave të rendit.

Gjithsesi efektivët, paçka rrezikut të madh, vendosën të ndjekin automjetin dhe pas disa minutash shkëmbim zjarri autorët u larguan, duke lënë në vendin e ngjarjes edhe prova të shumta materiale.

Një automatik me fishek në gojë u gjet pranë mjetit, ndërsa një armë tjetër pushkë, disa gëzhoja dhe bashkë me to edhe dy mjete pune u bllokuan në bagazh. Pikërisht nga mjetet e punës një kazmë dhe lopatë ka nisur të dyshohet se në disa zona në thellësi të fshatit po synohet sërish mbjellja e hashashit.

Në lidhje me këtë problem, kryepolici Didi u shpreh se “nuk e shikoj për momentin një risk të tillë, por jemi të vëmendshëm se jemi në periudhën që mund të fillojë kultivimi”.

Përpos ngjarjes së regjistruar në përplasjen me armë mes policisë dhe katër personave që janë shpallur në kërkim, sërish operacioni i kryer vitin e kaluar mbetet ndër të suksesshmit pasi u gjetën dhe asgjësuan tonelata drogë dhe sasi të madhe armatimesh.

Që pas operacionit, aktualisht në fshatin Lazarat funksionon një postë policie, gjë që më parë nuk mendohej as prania e një efektivi të vetëm. Megjithatë, reagimi i dy netëve më parë duket se nuk ka lënë në qetësi këtë zonë.

Sepse grupet që janë marrë me trafikun dhe kultivimin e lëndëve narkotike vazhdojnë ta ndiejnë veten ende të fuqishme.

Operacioni që nuk vijoi deri në fund…

Teksa Lazarati dhe një pjesë e mirë e vendit nuk përfshihen më në hartat me rrezik të madh të kultivimit të narkotikëve, përsëri operacioni policor ka mbetur në mes.

Një pjesë e mirë e personave të cilët merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht të hashashit, janë ende të lirë. Edhe në Lazarat një pjesë e madhe e personave të cilët njiheshin si “kapo të trafikut” ose janë shpallur në kërkim, ose për ta nuk ka procedim penal.

Gjithashtu edhe personat që për të paktën tri ditë organizuan rezistencën e fuqishme me armë ndaj policisë, nuk janë pikasur. Duket se puna hetimore ka çaluar në këtë drejtim, sepse pjesa më e madhe e trafikantëve përveçse janë të lirë, kanë mundur që paratë e fituara nga trafiku i narkotikëve t’i investojnë në pasuri të patundshme.

Në këtë kuadër janë evidentuar nga prokuroria disa persona që kanë investuar kryesisht në lokale, biznese të tjera shërbimesh, madje edhe në ndërtim, në Tiranë dhe Vlorë.

Aktualisht në qeli janë personat të cilët u evidentuan si pjesëmarrës në sulmin me armë ndaj policisë në ditët e para të zhvillimit të operacionit, si dhe disa të tjerë, të cilëve iu gjetën drogë dhe armë të fshehura në banesë.

Teksa policia hyri e doli me sukses nga fshati Lazarat, hetimet e mëtejshme stopuan për identifikimin dhe kapjen e kokave të trafikut që vijonte prej vitesh.

Më Shumë

Bedrush Çollaku, simbol i sakrificës dhe i idealit kombëtar

U lind më 1940 në Zym të Hasit, në një familje të njohur për bujari e tradita atdhetare. Në muajin e tretë të jetës...

Rasim Demiri jep dorëheqje nga pozita e drejtorit në Prizren për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës

Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Rasim Demiri ka dhënë dorëheqje nga ky funksion. Këtë vendim, ai e ka marrë...

Lajmet e Fundit