14.8 C
Prizren
E martë, 27 Shtator, 2022

Lazio i Vedat Muriqit do të përjashtohet nga Serie A?

Sërish lajme negative për skuadrën e Lazios. Duke parë polemikat e ditëve të fundit që kanë përfshirë klubin për shkak të tamponëve për Koronavirusin, stafi mjekësor ka vendosur që të bëjë sërish teste për disa futbollistë. Këtë herë jo në laboratorin e tyre në Avelino, por në kampusin spitalor të Romës.

ÇFARË SURPRIZE – Nga testet e kryera ka rezultuar se tre futbollistë vazhdojnë të jenë ende të prekur me Koronavirus dhe laboratori ka për detyrë që ta komunikojë këtë gjë në institucionet shëndetësore lokale.

Duke lënë mënjanë Luis Alberton, i cili ka njoftuar që është negativ, tre lojtarët të cilët ende nuk e kanë kaluar virusin dhe janë konstatuar pozitivë, janë Immobile, Leiva dhe Strakosha, por edhe Anderson e Laxari. Këta dy të fundit janë “zhdukur” nga qarkullimi, por asnjëherë nuk janë konfirmuar pozitivë. Antenat dhe vëmendja është e përqendruar më shumë te tri rastet e mësipërme, të cilët janë pozitivë, por kanë luajtur në ndeshjen me Torinon.

Lucas Leiva nuk kishte kryer tampon në datën 26 tetor, ndërsa Imobile kishte rezultuar pozitiv më 26 tetor nga “Synlab” dhe negativ në 30 dhe 31 tetor nga laboratori në Avelino dhe sërish pozitiv nga të dy laboratorët, edhe pse klinika e Lotitos e qartësonte që ishte intensitet shumë i ulët i virusit.

Një ditë më vonë ai luajti kundër Torinos. Klubi i Lazios kërkoi që të verifikoheshin të tria rastet dhe rezultuan sërish pozitive. Kjo ka bërë që klubi të përfshihet në një skandal të madh.

TESTE TË REJA– Paraditen e djeshme, rreth orës 9, pjesa tjetër e grupit ka bërë sërish testet e parashikuara përpara çdo ndeshjeje në ka- mpionat. Rezultatet pritet të dalin shumë shpejt, për të kuptuarsecilëtjanëlojtarëte gatshëm të Lacios për ndeshjen kundër Juventusit.

ÇFARË RREZIKON – Gjithsesi, në Itali ka disa indicie se ndoshta Lacio, dhe jo vetëm me Strakoshën, Immobilen e Leivën, nuk i ka respektuar siç duhet protokollet për pozitivët, por edhe vlerësimi i tamponëve ndoshta nuk ka qenë ai i duhuri. Nëse hetimi i nisur konfirmon se diçka e tillë ka qenë e vërtetë, atëherë klubi roman, sipas nenit 8 të protokollit sportiv, rrezikon nga gjoba te penalizimi me pikë në renditje, në zbritjen një kategori më poshtë e deri te përjashtimi i menjëhershëm nga kampionati që po luhet.

Kjo, si rrjedhojë e faktit që Lazio ka injoruar vlerësimin e rrezikut të shëndetit të futbollistëve të saj, të stafit teknik, të punonjësve të klubit e deri tek arbitrat, për të mos e shtyrë zhvillimin e një ndeshjeje apo të një kompeti- cioni të caktuar. Me pak fjalë, në kryeqytet një mjegull e errët po qëndron pezull, transmeton Panoramasport.al

Më Shumë

Bie numri i përdoruesve të telefonisë mobile, rritet përdorimi i internetit

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) pas azhurnimit të të dhënave të pranuara nga oftuesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike, ka publikuar...

Tre gjigandët e Serie A në garë për Kante

N’Golo Kante është në vitin e fundit të kontratës me Chelsea-n. Mesfushori francez pritet të largohet në fund të sezonit dhe tre klubet nga...

Lajmet e Fundit