8.4 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

LDK-ja në Dragash uron besimtarët mysliman për Festën e Bajramit

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në  Dragash, ka uruar sot të gjithë besimtarët mysliman për  festën e Fitër Bajramit.

“Kaluam kështu një muaj të bekuar, një muaj të sprovës, një muaj të solidaritetit, një muaj të dëshmisë së besimit në Zotin e Madhërishëm dhe tash erdhëm në festën që shënon kulmimin e veprave dhe qëllimeve të mira, në festën e Fitër Bajramit. Lusim All-llahun që të na pranojë agjërimin dhe ibadetet tona që i kemi bërë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, lusim All-llahun që të sjellë mirësi dhe begati nëpër familjet tona si dhe të shtojë dashurinë ndaj nesh, lusim All-llahun që të gëzohen të varfëritë, të gëzohen fëmijët, të gëzohen zemrat e të gjithë myslimanëve anë e kënd botës. Lusim Zotin që të plotësojë dëshirat e njerëzve për udhëheqje konform interesave njerëzore, dhe njëkohësisht tek udhëheqësit të mbjellë sa më shumë devotshmëri për t`u zhdukur veset e këqia që shëmtojnë imazhin e qeverisjes. Gëzofshi gjithmonë në paqe dhe lumturi. Urojmë që në festat tjera të kemi sofrat plot dhe në zemra të kemi gëzim e hare”, thuhet në urimin e LDK-së në Dragash./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mallra të padeklaruara kapen në Vërmicë – tri raste gjatë kontrolleve të fundit

Gjatë kontrolleve të zhvilluara ditët e fundit në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë zbuluar tri raste të...

Ndahet nga jeta veterani i arsimit dhe krijuesi letrar, Ibrahim Skënderi

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare veterani i arsimit dhe krijuesi letrar nga Opoja, Ibrahim Skënderi, nga fshati Brrut. Ai ishte ish-drejtor dhe mësimdhënës shumëvjeçar...

Lajmet e Fundit