13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

LDK në Zhur kërkon largimin e drejtorit të shkollës “Dëshmorët e Zhurit”

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Zhur, përmes një komunikate, e ka quajtur kautik përfundimin e këtij viti akademik në shkollën “Dëshmorët e Zhurit”. Sipas saj, kjo shkollë është shndërruar në çerdhe të PDK–së.

LDK-ja ka kërkuar që drejtori i kësaj shkolle të largohet sepse po e shkatërron këtë shkollë. Përndryshe, sipas saj, zhurjanët si alternativë të vetme po e shohin largimin e fëmijëve të tyre nga kjo shkollë.

“Shkolla fillore e mesme e ulët “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, është shndërruar në çerdhe të PDK–së, aty më së paku punohet në arsimin dhe edukimin e fëmijëve, drejtoria e shkollës është në shërbim të PDK–së, në vend se të menaxhohet me procesin mësimor, bëhet politik partiake”, thuhet ne reagim.

“Për këtë arsye edhe viti shkollor 2014 – 2015 është përcjell me shumë dobësi, ka patur një përfundim kaotik, mungojnë rezultatet në mësim, disiplina në mësim nuk ekziston, përkrahen vetëm ata mësimdhënës që janë me PDK–në, të tjerët shantazhohen. Shanthazhohen edhe nxënësit, fëmijët e familjeve nga radhët e anëtarësisë dhe simpatizantët e LDK–së, në vlerësim dëmtohen qëllimisht, ka shumë prej tyre që përsëritin klasën vetëm se prindërit e tyre nuk janë me PDK–në. Sulmohen arsimtarët nga nxënësit e kësaj shkolle në orët e mësimit dhe se asgjë nuk ndërmerret nga drejtoria”.

“Për këto dhe shumë arsye të tjera një numër i konsiderueshëm i qytetarëve zhurjanë si alternativ të vetme po e shohin largimin e fëmijëve të tyre nga kjo shkollë dhe dërgimin e tyre në shkollat në Prizren”.

“Ky shkrim është apel publik që drejtori i kësaj shkolle të largohet apo dorëhiqet (duke marrë parasysh se është edhe kryetar i bashkësisë lokale Zhur, kryetar i PDK-së dhe se më e keqja e kësaj është i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare), sepse po e shkatërron këtë shkollë. Zhurjanët nuk mund ta lejojnë shkatërrimin dhe degradimin e shkollës së tyre. Nëse vazhdohet kështu, një ditë shkolla do të mbetet pa shumicën e nxënësve”, përfundon reagimi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Blero dhe Afrona Dika duket se kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet. Dyshja, të cilët i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2022, janë...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit