14 C
Prizren
E enjte, 8 Maj, 2025

LDK shpall zgjedhjet – Mustafa përgatit terenin për të rimarrë partinë!

kryesia e ldkLidhja Demokratike e Kosovës i ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet e reja të brendshme. Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie, Isa Mustafa në një postim në Facebook. Ai ka thënë se ato do të mbahen nga 10 mars deri më 10 maj.

“Anëtarë dhe simpatizantë të nderuar të LDK-Së
Në Kryesinë e LDK-së sot shqyrtuam dokumentet për zgjedhjet e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nesër do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku do të diskutohet dhe vendoset për shpalljen e zgjedhjeve, e që pritet të mbahen nga data 10 mars deri më 10 maj në nivel të degëve, kurse në fund të muajit maj, të mbahet Kuvendi i LDK-së, në të cilin do të zgjedhjet Kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm. Me këto zgjedhje, LDK synon të zgjerojë bazën e saj në aspektin moshor, profesional dhe gjinor. Angazhohemi për një proces shumë transparent e të organizuar mirë, i cili do të rezultojë në dobi të anëtarësisë dhe të qytetarëve të Kosovës. Me respekt, IM”, shkruan Mustafa.

“Sipas të gjitha gjasave Mustafa do të kandidoj sërish. Ai është duke e menaxhuar asisoj partinë, që t’i sistemoj të gjithë delegatët e mundshëm të Kuvendit zgjedhor, duke i sistemuar në pushtet, në mënyrë që ta ketë të sigurt rizgjedhjen në krye të partisë”, ka thënë për Gazetën Blic një zyrtar i lartë brenda LDK-së në kushte anonimiteti.

Gazeta Blic, ndërkaq, para disa ditësh ka raportuar se Lutfi Haziri ka pretendime që ta marrë kreun e partisë. Sipas burimeve të Gazetës Blic, ai mund të kandidoj për kryetar të partisë, nëse në teren arrin që t’i siguroj votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetar. Mirëpo, gjithçka do të varet nga kryetari aktual, Isa Mustafa.

Sipas burimeve të Gazetës, nëse Mustafa heq dorë nga kandidimi, gjë që ka pak gjasa të ndodh, atëherë lufta do të zhvillohet ndërmjet Lutfi Hazirit e Agim Veliut.

Mustafa në krye të partisë erdhi më 2010, ku arriti ta mposhtë Fatmir Sejdiun, falë gjuhës që përdori kundër SHIK-ut dhe PDK-së me të cilët sot është në koalicion.

Më Shumë

Prizreni nuk ndalet – fiton pastër ndaj Vllaznisë në rrugën drejt Ligës së Parë

Prizreni ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, duke mposhtur në shtëpi Vllaznisë së Pozheranit me...

Fillon aksioni pranveror për mbeturinat e mëdha në Prizren, zgjat deri më 7 maj

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të Mbeturinave në Komunën e Prizrenit ka njoftuar amvisëritë se deri më 7 maj 2025 zhvillohet aksioni pranveror për...

Lajmet e Fundit