Theret me thikë nxënësi i “Skënder Luarasit” në Suharekë

Thika e pergjakurRreth orës 09:25 minuta, policia në Suharekë është informuar se në oborrin e Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi” ka ndodhur një përleshje në mes të dy nxënësve të së njëjtës klasë që për pasojë njëri nxënës është therur me thikë.

I plagosuri fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë për trajtimin e plagës e më pas është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Për fat plaga është nën zemër dhe nuk paraqet rrezik për jetë thuhet në raportin mjekësor.

Për hetimin e rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite kompetente të policisë të cilët e kanë arrestuar të dyshuarin i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe e kishte fshehur thikën. Është informuar prokurori i shtetit, zyrtarë të shkollës, përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale, avokati mbrojtës dhe prindërit e fëmijëve. Për shkak të moshës së mitur (nën 16 vjeç) i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit