Leclerc: Synojmë podiumin në Imola

Pas vendit të gjashtë në garën e parë sezonale në Bahrein, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc rrit pretendimet. Në garën që zhvillohet këtë fundjavë në Imola (Itali), ai kërkon të kapë podiumin, çka do të ishte një objektiv shumë i madh për “kokëkuqen”.

“Jemi në duel me 5 skuadra të tjera për vendin e tretë në kampionatin e konstruktorëve. Nëse duhet t’ia dalim mbanë për këtë objektiv final duhet të paraqitemi mirë në garë. Kjo është një pistë speciale për ne, ndaj duhet të dalim kokëlartë”, ka thënë Leclerc.

“Gjatë këtyre 3 javëve pushim kemi punuar shumë dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm deri në fund. Kjo makinë është shumë më lart se ajo e vitit të kaluar dhe është momenti që të marrim diçka më shumë edhe në pistë. Uroj që në Imola të jemi në podium”, ka deklaruar Leclerc.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Lajmet e Fundit