Legjenda e futbollit italian dënohet me 3 vjet e gjysmë burg

Ish-sulmuesi italian, Fabrizio Miccoli është dënuar me tre vite e gjysmë burg aktiv për lidhje me grupet kriminale.Ai u dënua të mërkurën nga gjykata e apelit në Palermo me rastin që daton nga viti 2010/2011, shkruan Indeksonline.

Sipas prokurorëve, Micolli, i cili ishte duke luajtur në Palermo në atë kohë, i kërkoi Mauro Lauricella ndihmë për të rikuperuar 20,000 euro që i kishte huazuar te Andrea Gaffagnini, një ish-fizioterapist italian, për të investuar në një klub nate në Isolla della Firmine, Siçili.

Djali i shefit të mafies Kalsa iu drejtua metodave të dhunshme për të mbledhur borxhin e milionerit.Në korrik ai u dënua me shtatë vjet burg.

Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Palermo pretendon se lojtari italian riktheu shumën dhe më pas tërhoqi 8,000 euro nga shuma për të paguar “favorin”.

Miccoli, tani 38 vjeç, pretendoi se ai nuk e kishte idenë e lidhjeve të Mauro Lauricella me aktivitete mafioze, por një seri përgjimesh mbi liderin mafioz nga Italia e Jugut kishte krijuar prova të mjaftueshme.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit