2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Lëndohen dy persona pas djegies së një mobilierie në Prizren

Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi një zjarr i madh ka kapluar një mobilieri në periferi të Prizrenit. 

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Ka ndodhur një zjarr i madh te një mobilieri që ka mbi 1 mijë metra katror. Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe deri më tani raportohet për dy persona me lëndime të lehta trupore”, është shprehur Bytyqi, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Lajmet e Fundit