6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Leonard Cohen, letër për gruan e tij – pak para se të ndërronte jetë

Letra e këngëtarit dhe poetit, Leonard Cohen, drejtuar muzës së tijdashurisë e mikeshës, Marianne Ihlen, kur ajo po dergjej në shtratin e vdekjes.

“Epo, Marianne, ka ardhur një kohë kur ne jemi vërtetë shumë të plakur, trupat po na shpërbëhen, dhe unë mendoj se do të ndjek pas shumë shpejt.
Ta dish që jam kaq pranë pas teje, saqë po të zgjasësh dorën, do të më kapësh.
Dhe ta dish që të kam dashur gjithmonë për bukurinë dhe diturinë tënde, por nuk dua të them asgjë më shumë në lidhje me këtë sepse ti e di tashmë.
Tani, unë dua vetëm të të uroj një udhëtim shumë të mirë.
Mirupafshim mike vjetër.
Dashuri pa fund, shihemi rrugës“.

Një lamtumirë e shkurtër. Disa fjali. Por fjalë me një të tillë qartësi, thjeshtësi dhe bukuri.

Vetëm dy ditë më vonë, ajo humbi vetëdijen, dhe rrëshkiti drejt vdekjes. /ObserverKult

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit