12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Letër e një kinezi që u kthye nga ish-Jugosllavia

Hong-Kong, 12 korrik 1999

Miq të dashur,

Po kthehem nga një udhëtim i gjatë nga Ballkani, kjo krahinë e Evropës që disa e quajnë të errët. I kam kaluar atje disa muaj dhe e ndiej veten tejet të lodhur nga ky rrugëtim. Nuk është aq udhëtimi që më lodhi, por më shumë hutimi në të cilin gjendesha gjatë qëndrimit tim, dhe takimet e mia me njerëzit e atjeshëm. Diçka e rëndë shqitej nga peizazhet që i kisha vizituar, kjo ngarkesë e pllakoste shpirtin tim dhe e ndieja veten të molisur, shkruan sot Koha Ditore.

Përndryshe, ky kontinent ka jetuar në paqe gjatë një gjysmë shekulli dhe prosperiteti e cilësoi jetën aty, në veçanti në pjesën e tij perëndimore. E pastaj, lufta u kthye në trajtat e saj më mizore.

Në fillim të këtij shekulli, sa kaluan pak më shumë se dhjetë vjet, u ndez Lufta e Parë Botërore pikërisht në Ballkan, në Sarajevë. E dhjetë vjet para se të përfundojë ky shekull, vorbulla e luftës e shkatërroi një pjesë të këtij gjysmë-ishulli. Shumë dokumente dëshmojnë për atë që ndodhi. Disa vite ua kushtova përgatitjeve për këtë udhëtim: lexova studime të shumta për historinë e shekullit XX të Ballkanit, kronika, hulumtime dhe raporte të misioneve të ndryshme.

Nga drejtori i bibliotekës së qytetit tonë kërkova të na sjellin shumë vëllime nga Evropa. Ajo që zgjoi kërshërinë time për ngjarjet dramatike në këtë rajon, aq të largët e aq pak të njohur prej nesh, është njëfarë kontrasti midis, në njërën anë, idesë që kisha pasur mbi të kaluarën e një pjese të Ballkanit, Greqisë antike…/Muhamedin Kullashi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Më Shumë

Dogana ndalon mallra të falsifikuara me markën “Apple”

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash që dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të kompanisë “Apple”. “Gjatë kontrollit të...

Ballkani ngec në Drenicë, humb 2-0

Drenica ka fituar 2-0 ndaj Ballkanit në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit fituan me dy gola të shpejtë në minutat...

Lajmet e Fundit