24.9 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Letra prekëse e Juanfranit

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Atletico Madrid, Juanfran, u ka dërguar një letër të hapur tifozëve të klubit, ku ka kërkuar falje dhe i ka falënderuar për mbështetjen, pasi që ishte ai që humbi penaltinë dhe i mundësojë fitoren Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Letra e Juanfran, ka prekur të gjithë tifozët e futbollit, jo vetëm fansat e Atleticos.

“Përshëndetje fansa të Atleticos.

Kam kërkuar nga klubi t’ju adresohet të gjithëve në emër timin me ketë letër për t’ju treguar gjithçka që po ndjej tani.

Kurrë nuk do ta harroj dashurinë e madhe që më keni dhënë kur kam ardhur t’u kërkojë falje. Duke qarë me lot kam parë dhimbjen e njëjtë tek qindra mijëra fansa të Atleticos. Kjo më ka ndihmuar shumë të përballem me pikëllimin e tmerrshëm që kam ndjerë në atë moment të vështirë. Po ashtu nuk do ta harroj kurrë mbështetjen nga bashkëlojtarët, trajnerët dhe të gjithë të tjerët që e bëjnë këtë klub një familje të madhe.

Dua t’u falënderoj edhe për besimin e madh që na dhatë gjithmonë, mbi të gjitha, që dëshmuat se të jesh pjesë e Atleticos është diçka e veçantë, ndryshe, dhe se zemrat tona rrahin më shumë nga të gjithë.

Dy vite më parë, ju thash se ne do të ktheheshim në finale, tani, po u them se Gabi, kapiteni ynë, do ta ngritë trofeun e Ligës së Kampionëve, herët apo vonë, dhe do ta festojmë të gjithë së bashku.

Ju dua shumë të gjithëve ATLETI”, përfundon letra e Juanfran për tifozët e Atleticos.

Previous article
Next article

Më Shumë

Nuk ka kuorum, dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit për buxhetin

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur për të shqyrtuar çështjen e buxhetit, është anuluar pasi mungoi kuorumi i nevojshëm për...

Demolohen hapësirat e Çerdhes së Fëmijëve në Dragash për herë të dytë

Komuna e Dragashit ka bërë të ditur se Çerdhja e Fëmijëve në këtë komunë është demoluar sërish nga persona të papërgjegjshëm, duke shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit