12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Liberalizimi i vizave as afër realizimit

Janë dy tema rreth të cilave përqendrohet më së shumti vëmendja e BE’së kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. E para është përpjekja për të arritur kompromisin që të vendoset rreth hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe e dyta është pritja e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këto dy tema ka interes në Bruksel, ndërsa është zbehur shumë, pothuajse ka rënë në harresë, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dështimi që të miratohet vendimi për dy shtetet kandidate ka pasur një ndikim dhe e ka kthyer çështjen e zgjerimit në agjendë. Tash ka presion që para samitit të Zagrebit në fillim të muajt maj të vitit që vjen të arrihet një kompromis për Maqedoninë dhe Shqipërinë, apo së paku për Maqedoninë. Por liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në rendë dite, thonë burimet diplomatike në BE.

Kohë pas kohe kjo çështje përmendet në grupet e ulëta punuese, por disa shtete anëtare, sidomos Franca dhe Holanda, u dërgojnë mesazhe edhe shteteve që duan të mbështesin heqjen e vizave për kosovarët, që të mos insistojnë ende të vendoset në rend dite, sepse “nuk është ende momenti i duhur”.

Më Shumë

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Lajmet e Fundit