14.4 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Libri “Bay Psalm”, më i shtrenjti ndër botimet, me 14,2 mln USD

Psalmet-libriNjë libër i vogël psalmesh, që daton më 1640-n, ka hyrë në histori si libri i botuar më i shtrenjtë në botë, teksa u shit në ankand në New York për 14,2 milionë dollarë afërsisht.

Libri “The Bay Psalm” është i pari libër i shtypur i njohur, mbi atë që sot janë Shtetet e Bashkuara. Ai u publikua në Kembrixh të Massachusetts-it, nga udhëheqësit puritanë të Kolonisë së Gjirit të Massachusetts.

Libri kishte për qëllim të ishte një përkthim i përpiktë në anglisht i psalmeve origjinale në gjuhën hebreje. Por, ai nuk është libri më i shtrenjtë në botë, pasi këtë “vlerësim” e ka fituar dorëshkrimi i Leonardo da Vinci-t, që u shit për 30,8 milionë dollarë në vitin 1994.

Kompania e ankandeve “Sotheby”, që nxorri në shitje librin “The Bay Psalm” mbrëmjen e së martës, bëri të ditur se ai u ble nga një financieri dhe filantropisti amerikan, David Rubenstein, i cili ka planifikuar ta huazojë atë për bibliotekat anembanë vendit.

Libri u shit nga Kisha e Vjetër Jugore e Bostonit, ku themeluesi At Benjamin Franklin u pagëzua dhe ku u mbajtën një sërë takimesh që çuan në krijimin e “Tea Party” në Boston.

Ai është një nga 11 kopjet e njohura, që ka mbetur në qarkullim, nga 1700 kopje në total që janë botuar nga origjinali.

Kisha e Vjetër Jugore ka edhe një tjetër kopje, të cilën ka deklaruar se nuk ka në plan ta shesë. 9 librat e tjerë janë tashmë artikuj të çmuar në koleksionet madhore apo biblioteka.

Prifti Nancy Taylor, ministër i lartë i Kishës, tha në prill: “Është një libër spektakolar, padyshim, një nga librat më të rëndësishëm të historisë së këtij kombi”.

Një nga kopjet e librit “Bay Psalm” vendosi rekord në vitin 1947, kur u shit për 151 mijë dollarë, duke tejkaluar çmimet e paguara në të njëjtën kohë për Biblën e Gutenberg dhe “First Folio”-n e Shekspirit.

Më Shumë

Nga 15 në 12 qershor – Dragashi ndryshon datën e çlirimit

Me 21 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Dragashit ka miratuar sot vendimin për ndryshimin e datës zyrtare të çlirimit...

Prokuroria konfirmon zbulimin e një laboratori droge në Prizren, jep detaje

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zbuluar një laborator të drogës  dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar. Ata dyshohet se kanë kultivuar...

Lajmet e Fundit