14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Liderët e BE, samit të jashtëzakonshëm në Bruksel

Udhëheqësit e shteteve europiane mblidhen sot në Bruksel në një samit urgjent.

Çështja kryesore është fluksi i jashtëzakonshëm i refugjatëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Pritet që në samit të miratohet një strategji e re në bazë, të së cilës Mesdheu të patrullohet nga anije ushtarake.

Kryeministri italian Mateo Renci propozoi që anijet, që përdorer trafikimin e refugjatëve, të shkatërrohen që në nisje.

Një strategji e ngjashme u diskutua edhe të hënën në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve europiane në Luksemburg.

Të dielën, një peshkarexhë e nisur nga brigjet libiane u fundos në ujërat e Mesdheut me mbi 800 refugjatë në bord.

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Lajmet e Fundit