6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Ligji i pagave, Kuvendi sot shqyrton Projektligjin e buxhetit të vitit 2023

Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën në rend dite janë votimi i disa projektligjeve dhe disa raporteve.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare.

Pas këtyre pikave, do të jenë votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, votimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,Votimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë, votimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021, votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë, votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu Kuvendi do të bëj shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike dhe Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

QKMF-ja në Prizren pranon donacion me pajisje mjekësore

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka pranuar me kënaqësi një donacion të vlefshëm nga KosovaMed Healthcare sh.p.k., që përfshin...

Lajmet e Fundit