8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Ligji për skemën sociale rrezikon të lë jashtë listës shumë familje në Malishevë

MalishevaNdryshimet që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka bërë në ligjin e përfituesve të skemës sociale, rrezikon që shumë familje të mbesin pa këtë mbështetje të cilën deri më tani e kanë pasur një pjesë e familjeve, edhe nga Komuna e Malishevës, dhe largimet nga kjo skemë do ta rëndojnë edhe më shumë situatën sociale.

Kështu u bë e ditur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, ku drejtori për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Hajdin Berisha, ka paralajmëruar, se “ndryshimet që ministria ka bërë në këtë ligj, ku janë ashpërsuar kriteret për të qenë përfitues i skemës sociale, do të sjellë telashe edhe për komunën, pasi shumë familje, mund të mos jenë më përfitues të saj dhe gjendja sociale e tyre, do të vështirësohet edhe më shumë”.

Përndryshe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët komunal raportuan për aktivitetet e drejtorive të tyre, në këtë përfundim të vitit dhe përmbylljes së projekteve, e të cilat janë jo pak të realizuara gjatë këtij viti, që do të prezantohen këtë të mërkurë në debatin me qytetar, që do të mbaj Kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj.

Më Shumë

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit