5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Limaj nuk flet për politikë, nderon luftën dhe dëshmorët e kombit

limaj pzDeputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj,  është pritur si hero në Prizren. Shumë bashkëluftëtarë e kanë uruar, Limajn për mbrojtjen e luftës së UÇK-së, para organeve të drejtësisë.

Limaj në Prizren ka qëndruar të enjten me ftesë të bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së. Ai gjatë vizitës në këtë qytet ka vizituar dhe bërë homazhe para lapidarit të dëshmorit, Xhevat Berisha, Kumanova , Ismet Jashari dhe para lapidarit të dëshmorit Pal Paluca.

Ai në takimin me bashkëluftëtarët nuk ka folur asnjë fjalë për politikë. Fjalimi i tij nga fillimi deri në fund ka qenë për luftën e UÇK-së dhe përpjekjet e qarqeve të caktuara për të njollosur atë.” Luftëtarëve të lirisë iu intereson më shumë se cdokujt e vërteta. Ne jemi të interesuar që zbardhim të vërtetën e luftës sonë. Nuk dëshirojmë që fëmijëve tanë t’iu lajmë njolla për luftën e pastër që kemi bërë, prandaj ne jemi shumë të interesuar që të zbardhët e vërteta e luftës “, tha Limaj.

Ai ka rikujtuar luftën e lavdishme të UÇK-së, që është bërë për të ardhur deri të shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Limaj në këtë takim ka porositur bashkëluftëtarët që të mos zhgënjehen por të punojnë ende për ndërtimin e shtetit.

Ai tha se qyteti i Prizrenit historikisht ka dhen heronj për çlirimin e trojeve shqiptare. “Prizreni ka qenë zonë e lëvizjes së trojeve shqiptare Djemtë e kësaj ane kanë qenë frymëzim për UÇK-në”, tha Limaj. Ai është ndalur edhe te kontributi i dëshmorit Remzi Ademaj. “ Remzi Ademaj hapi shtigjet e pa çelura”, tha Limaj.

Sipas tij, liria e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve, prandaj për të realizuar amanetin e tyre duhet ende që të punohet. “ Ky vend ka nevojë për miq, por ka shumë punë që mund t’i bëjmë edhe vetë”, tha Limaj.

Ai ka porositur të gjithë që kudo që shohin padrejtësi të denoncojnë. “Vetëm në këtë mënyrë ndërtohet shteti ligjor”, tha Limaj./PrizrenPress.com/

Limaj viziton sot Prizrenin

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, do të vizitojë sot Prizrenin. Ai në Prizren do të vijë me ftesë të bashkëluftëtarëve të tij.

Limaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me qytetarët e Prizrenit. “Dua t ju njoftoj se ju kam përgjigjur pozitivisht ftesës së bashkëluftetarëve të mi dhe qytetarëve të Prizrenit për një vizitë atje. Takimi do të mbahet në Shtepine e Kultures “Xhemajl Berisha” të enjten me 26/9/13 në ora 12. Shihemi atje!”, shkruan Limaj në profilin e tij,Facebook.

Limaj në në Prizren pritet të qartësojë edhe më shumë pozicionin e tij karshi PDK-së. Ai po ashtu pritet ta ketë përkrahës edhe Zafir Berishën, i cili ka qenë deputet dhe Kryetar i Degës së PDK-së në këtë qytet.

“Nuk jam organizator, por aty do të jem që ta pres z. Limaj si bashkëluftëtar, si qytetar i Prizrenit. Veteranët e luftës janë organizator”, ka thënë Berisha. Limaj në Prizren, do të vijë për herë të parë pas lirimit të dytë nga të gjitha akuzat për krime të luftës. Ai do të pritet në mënyrë madhështore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

KBF Bashkimi shpallet skuadra më e mirë e vitit 2024 në konkurrencën e femrave

Në ceremoninë Laureatët 2024, KBF Bashkimi u shpall skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave për vitin 2024. Ky çmim nderon përkushtimin dhe...

Nis Liga Unike: Bashkimi në Grupin A dhe Ylli në Grupin B

Sot nis sezoni i ri i Ligës Unike Meshkujt, ku 12 skuadra nga Kosova dhe Shqipëria do të konkurrojnë në dy grupe, duke sjellë...

Lajmet e Fundit