8.9 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Lionel Messi në listën e ngushtë të FIFA-s për çmimin e lojtarit më të mirë

Argjentina u shfaq shumë në lista për çmime të ndryshme të FIFA-s pas triumfit të saj në Kupën e Botës, me sulmuesit Lionel Messi dhe Julian Alvarez, portierin Emiliano Martinez dhe trajnerin Lionel Scaloni të nominuar në kategoritë e tyre.

Messi ishte gjithashtu në mesin e 14 lojtarëve në listën e ngushtë për çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, një listë që përfshin gjithashtu Kylian Mbappe, shokun e tij të skuadrës te Paris St. Germain dhe Erling Haaland të Manchester City-t.

Treshes i bashkohet Robert Lewandowski i Barcelona-s, fituesi i vitit të kaluar, lojtari i Manchester City-t Kevin De Bruyne, Mohamed Salah i Liverpool-it dhe Neymar dhe Achraf Hakimi të PSG-së. Karim Benzema i Real Madrid-it, i cili fitoi çmimin e Topit të Artë 2022, është gjithashtu në listën e ngushtë.

Trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola i Manchester Cityt janë nominuar për çmimin, së bashku me Scaloni të Argjentinës, trajnerin e Francës, Didier Deschamps dhe menaxherin e Marokut, Walid Regragui.

Alisson Becker i Liverpool-it, Thibaut Courtois i Real Madrid-it dhe Martinez i Aston Villa janë ndër të nominuarit për çmimin “Portieri më i mirë i FIFA-s për meshkuj”.

FIFA tha se do të shpallë tre finalistët në secilën kategori në fillim të shkurtit.

FIFA njoftoi gjithashtu një listë të ngushtë me 11 lojtarë për çmimin Puskas të këtij viti për golin “më të bukur” të vitit, me golin spektakolar të Mbappe-s kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës mes të nominuarve. /Albanianpost.com

Më Shumë

Vodhi para në një xhami në Rahovec, policia ia publikon fotografinë të dyshuarit- kërkon ndihmë për kapjen e tij

Policia në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”.   Ai dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e...

Zjarri në Suharekë shkakton dëme të mëdha materiale, flasin nga policia

Zjarr i madh ka kapluar sot qendrën tregtare të ETC-së në Suharekë. E zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje...

Lajmet e Fundit