3.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Lirohet nga spitali Adriana Matoshi

Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, është liruar sot nga spitali.

Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.

“Po është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.

Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.

Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.

Më Shumë

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Arrestohet kryesuesi i komisionit për falsifikim votash në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i rezultatit të votimit”. Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë procesit...

Lajmet e Fundit