Lista “Srpska” i bashkohet koalicionit për ta kundërargumentuar PDK-në

Mustafa-Haradinaj ne kuvendEdhe deputetët e Listës Serbe i janë bashkuar koalicionit LDK-AAK-NISMA për ta nënshkruar dokumentin që kundërargumenton pretendimet e PDK-së për shkeljet gjatë seancës së 17 korrikut për kryetar të Kuvendit,seancë ku Isa Mustafa mori 65 vota nga 83 deputetë të pranishëm.

Nënshkrimin nga Lista Serbe e konfirmoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, thotë se teksti i argumentimeve të bllokut LDK-AAK-NISMA, e së cilës sot iu bashkua edhe Lista Serbe, tashmë është gati, transmeton RTK.

LDK-AAK-NISMA dhe deputetët e Listës Serbe ligjërisht kanë kohë deri më 4 gusht për t’i dërguar në Gjykatën Kushtetuese vërejtjet rreth ecurisë së seancës konstituive të Kuvendit.

Kurse Kushtetuesja duhet të japë mendimin e saj më së largu deri më 18 shtator të 2014-s. Aktualisht, partitë janë në pritje vendimit të Gjykatës Kushtetuese në ankesën e PDK-së lidhur me mbarëvajtjen e seancës së 17 korrikut.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit