4.6 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Listat për deputetë i “ndezin” partitë

Partit parlamentare-logotKjo javë dhe ajo e ardhshmja pritet të jenë shumë të zëna me transferime nëpër subjektet politike. Këto veprime thuajse kanë nisur qysh në ditën e parë të shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ndërsa do të intensifikohen ditët në vazhdim.

Në një farë forme kjo situatë u është imponuar subjekteve politike pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten me një vendim i ka dhënë vetëm 7 ditë afat që të përgatiten listat e kandidatëve dhe të dorëzohen aplikimet për certifikim për zgjedhjet e 8 qershorit.

“Aplikimi i subjekteve politike për certifikim do të fillojë më 8 maj dhe do të përfundojë më 16 maj, ndërsa publikimi i listave të kandidatëve të certifikuar dhe me çfarëdo ndryshimi do të përfundojë më 24 maj”, thuhet në vendimin e KQZ-së. Afati i shkurtër kohor parashihet se do t’i rrisë tensionet brenda partive pasi shumë nga to kanë telashe brenda tyre, sidomos me përcaktimin e numrave për kandidatë, por edhe me ndryshimin e listave krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2010.

Dy partitë më të mëdha PDK dhe LDK, kanë paralajmëruar se do të ketë befasi në listat e tyre prej 120 kandidatëve. Madje partia që ka qeverisur vendin për shtatë vjet – PDK, insiston se kandidatët e tyre që do të kërkojnë votën për deputetë, do të jenë të pastër nga përndjekjet për korrupsion. Këtë çështje ka kohë që kanë filluar ta përmendin zyrtarë të kësaj partie./tribuna./

Më Shumë

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Akademikut, njëherësh ish-kryetarit të Kuvendnit të Kosovës, Nexhat Daci, sot me nderime shtetërore, ju dha lamtumira e fundit, në varrezat e kryeqytetit në Arbëri. Në...

Plumbi qorr godet veturën në Suharekë

Një incident serioz që rrezikoi sigurinë publike është regjistruar në orët e para të Vitit të Ri në Suharekë. Sipas informatave që ka siguruar Sinjali,...

Lajmet e Fundit