5.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Lojtari Ali Shalaj shpallet më i miri në U-9

Duket se Prizrenit do t’i shtohet edhe një talent i ri në sportin e futbollit.

Ndonëse ai është i ri në moshë, besohet se e ardhmja e tij do të jetë e ndritur. Aliu është vetëm 9 vjeç dhe luan në kategorinë U-9 në kuadër të FC “Prizreni”.

Aktualisht ai është në menaxhimin e trajnerit Enis Gashi, derisa më herët me talentin nga Prizreni kanë punuar edhe Agron Beseni e Bekim Bakaj.

Për shkak të shkathtësive të treguara në lojë, perfomancës së lartë, dhe në përgjithësi për shkak të paraqitjes së tij, Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren, Aliun e ka shpallur si më të mirin në kategorinë e tij./04 Online

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit