3.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Malisheva bëhet gati për shënimin e 17 shkurtit

Këshilli i drejtorëve në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e kryetarit të komunës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën drejtorët e drejtorive kanë raportuar për aktivitetet e javës së kaluar si dhe për planifikimet për këtë javë.

Në mesin e shumë çështjeve që janë diskutuar, është njoftuar edhe për përgatitjet për shënimin e 17 shkurtit, ditës së shtetësisë së Kosovës.

Sipas Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 17 shkurtit, ditës së shtetësisë së Republikës së Kosovës, ku janë paraparë të zhvillohen një varg aktivitetesh kulturore dhe sportive si dhe, në bashkëpunim me sektorë të tjerë, edhe aktivitete të tjera tradicionale.

Krahas mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës, do të bëhen edhe homazhe dhe nderime në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë, pastaj në Prekaz, ndërsa gjatë ditës do të mbahet edhe një koncert në parkun e qytetit.

Këtyre aktiviteteve do t’u paraprijnë edhe aktivitete të tjera sportive.

Më Shumë

Tentim vrasja në Nashec të Prizrenit, këta janë viktima dhe i dyshuari

Një person është plagosur sot në fshatin Nashec të Prizrenit. Burimet e Klankosova.tv mësojnë se viktima në këtë rast është A.Gutaj, i cili sipas mjekëve...

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit