6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Malisheva mbetet në Superligë

Malisheva ka arritur që ta mposhtë Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit, duke siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës në futboll.

Golat për Malishevën i shënuan Marc Olvier në minutën e 17-të ndërsa 10 minuta më vonë ishe Mërgim Pefqeli ai që e dyfishoi epërsinë.

Në fund të pjesës së dytë ndeshja u ndërpre për 12 minuta, pasi në minutën e 78-të u akordua penallti për Malishevën ndërsa me këtë nuk u pajtuan tifozët e Vushtrrisë që në shenjë pakënaqësie shqyen rrjetat e golit në “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe hodhën ulëset e stadiumit në fushë.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Mërgim Pefqeli për golin e dytë personal, që i çoi shifrat në 3-0 duke i dhuruar Malishevës edhe një sezon në Superligë.

Krejt çka arriti Vushtrria të bëjë në këtë takim ishte goli i nderit me anë të Qëndrim Gashit në minutën e 105-të.

Më Shumë

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit