1.4 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Malisheva një prej vendeve më të sigurta

Malisheve-qendraKomuna e Malishevës, me 46 vendbanimet e saja, vazhdon të mbetet një prej rajoneve më të sigurta dhe më të qeta në vend. Kështu u vlerësua në mbledhjen e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u trajtua situa e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Raxhep Mazreku, duke folur për situatën e sigurisë së përgjithshme, tha se “është e qetë, stabile dhe pa indikacione për prishje të kësaj gjendje”, përderisa vlerësoi lartë edhe punën dhe bashkëpunimin e institucioneve përgjegjëse për sigurinë në vend, në raport me institucionin e Komunës.

Nga ana tjetër, komandanti i i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, bazuar në të dhënat policore, e vlerësoi të qetë dhe stabile situatën e sigurisë s përgjithshme, dhe gjithashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërinstitucional, për krijimin e një ambienti të gjithë qytetarët. Kapiteni Morina, po ashtu njoftoi edhe për ligjëratat e mbajtura me rreth 2300 nxënës të shkollave të mesme, kundër narkotikëve dhe për aksionin e përbashkët me ATK-në, inspektorët komunal dhe policin, për mbylljen e lokaleve të lojërave të fatit, të cilat nuk kanë respektuar distancën e lejuar me ligj, në raport me institucionet publike.

Ahmet Morina, nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, njoftoi për një aksion, për largimin e rrezikut në Stapanica (Burim), ku njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit, ka larguar një lis të gjatë mbi 30 metra, e që rrezikonte të rrëzohej mbi një shtëpi banimi, në trotuarin ku ecin nxënësit apo mbi rrjetin e shpërndarjes së rrymës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor. Rasti ka ndodhur...

Brod, gjendet i vdekur 18-vjeçari që u shpall i zhdukur

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim. Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e...

Lajmet e Fundit