8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Malisheva përgatitet për shënimin e festave të qershorit

MalishevaKëshilli Organizativ, për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, i kryesuar nga kryetari i Komunës, z.Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e radhës së këshillit, ku janë njoftuar me përgatitjet e deritanishme, për shënimin e 16 Qershorit në Malishevë.

Në këtë mbledhje, u njoftua edhe për agjendën e planifikuar për datën 16 qershor, ku parashihen të mbahen: një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës së Malishevës, pastaj nderime dhe homazhe pranë Shtatores së Komandantit Legjendar të UÇK-së në “Sheshin e dëshmorëve” në Malishevë dhe plakës me emrat e dëshmorëve të Komunës së Malishevës, për të vazhduar me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Pas këtyre, në mesditë, parashihet të mbahet Akademia solemne, apo manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, ndërsa pasdite parashihet një koncert i madh në parkun e qytetit në Malishevë, që do të zgjas deri në orët e vona.

Të gjitha këtyre aktiviteteve, gjatë tërë javës, ju paraprijnë aktivitete të planifikuara nga drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, si në sport dhe kulturë, ku parashihen, ndarja e çmimeve në kulturë, ekspozita, turne të ndryshme në sport, një ndeshje miqësore në basketboll, shfaqje filmi, pastaj shfaqje teatrale për fëmijë, ekspozita të ndryshme, dhe aktivitete tjera.

Më Shumë

3 mijë kosovarë ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë, fluks i madh në Morinë

Fundjava dhe festa e Fitër Bajramit kanë shtuar ndjeshëm fluksin e hyrjeve në vendin tonë nga qytetarët e Kosovës. Lëvizjet e shumta kanë nisur...

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Lajmet e Fundit