18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Malisheva që 10 ditë në karantinë, policia nuk lejon hyrje-dalje

Një patrullë policie po qëndron 24 orë në Kijevë të Malishevës. Policët nuk po lejojnë asnjë banor të futet në territor të Malishevës tash e dhjetë ditë.

Shkak është paraqitja e virusit korona ndërsa që nga koha kur është lajmëruar rasti i parë me këtë virus në Bubavec të kësaj komune, Qeveria kishte vendosur që kjo komunë të futet menjëherë në karantinë.

Ekipi i IndeksOnline ka parë nga afër se aty lejohet qakullimi i banorëve të Kijevës vetëm deri të ambulanta, barnatorja e fshatit apo marketet, mirëpo çdo herë ata duhet të bartin me vete dorëza e maska.

Përveç banorëve të Kijevës, në territor të Malishevës lejohen të futën edhe automjetet e firmave ushqimore, mirëpo çdo herë shoferët duhet të japin të dhënat në polici se ku e kanë destinacionin.

IndeksOnline ka qenë në këtë fshat dhe ka parë nga afër punën të cilën po e bënë Policia e Kosovës, respektivisht pjesëtarët e Policisë së Trafikut nga Rajoni i Gjakovës në parandalimin e këtij virusi.

Shikojeni pamjet të realizuara live nga ekipi i IndeksOnline:

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Lajmet e Fundit